Rama: Vaksinim masiv në katër muaj/Kryeministri thotë se janë siguruar 1.6 milionë vaksina anticovid
04/03/2021 15:04

Nga marsi deri në qershor, do të bëhet një vaksinim masiv i popullsisë për t’i dhënë mundësi dhe shpresë turizmit këtë vit. Kryeministri Rama u shpreh sot optimist se ky projekt mund të realizohej ndërsa sipas tij janë siguruar të paktën 1.6 milionë vaksina nga Pfizer, aleanca Covax si dhe po bisedohet direkt me AstraZeneca për sigurimin e vaksinave të saj. “Ambicia ime aspirata ime ëndrra ime po të doni është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv mars, prill, maj dhe qershor. Një vaksinim intensiv që do të këpusë si një sëpatë hap pas hapi goditje pas goditje hallka pas hallkash të zinxhirit te infektimeve”, shprehet Rama. Qeveria shqiptare me kompaninë amerikane Faiser, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 500.000 vaksinave, por deri më tani kanë mbërritur 32.760 doza. Ndërsa pas disa ditësh do të mbërrijnë edhe 14 400 doza të vaksinës së oksfordit të cilat do të sillen nga aleanca Covax. Në total Shqipëria ka paguar 4 milionë dollarë për të blerë vaksina me të cilat do të imunizohet 20 përqind e popullsisë. Por ndërkohë qeveria është duke vijuar bisedimet direkt me kompani të tjera prodhuese edhe me AstraZeneca për të siguruar një sasi prej 360.000 të vaksinës së Oksfordit. Kryeministri Rama foli pak ditë më parë edhe për një donacion shumë të madh nga një vend mik me Shqipërinë. Skenari më ambicioz i qeverisë është vaksinimi i të gjithë kategorive dhe i të gjitha moshave që përfshihen në Planin e Vaksinimit brenda 14 muajsh.

Top Channel/ Spitali Onkologjik partneritet me Izraelin/ Rama: Stafi t’i lërë emocionet fëmijërore
24/01 12:19
Top Channel/ 250 mln euro për bujqësinë, kryeministri Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane
24/01 12:18
Top Channel/ Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn. Grupit…
24/01 12:14
Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë
24/01 12:10
Top Channel/ Akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje/Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në SPAK
24/01 12:04
Top Channel/ U qëllua me silenciator 200 m larg shtëpisë, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
24/01 11:50
Top News – 250 mln euro për bujqësinë. Projektligj për një bankë shqiptare për zhvillimin
24/01 11:35
Top News – GJKKO kthen SPAK për Dogjanin. Kërkon plotësim të dosjes për deklarimin e rremë
24/01 11:12
Top News – Apeli rrëzon Malltezin. Gjykata lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi
24/01 11:05
Top News – Ekzekutimi i 48 vjeçarit në Kamëz. Postieri dyshohet se u eliminua për hakmarrje
24/01 11:04
Top Channel/ GJKKO kthen dosjen e deputetit Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh
24/01 11:01
Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA