Rama në Berat: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, bashkohuni …
02/04/2021 12:20

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të premte në Berat, ku zhvilloi një takim me fermerët, agropërpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore të kësaj zone. Ai tha se objektivi është që eksportet shqiptare, të mbërrijnë në një mld dollarë në vit, e gjithashtu shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit. “Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë. Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin. Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, argoturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, u shpreh Rama. Rama ka treguar planin e veprimit për çdo sektor dhe ka përmendur dy shifra domethënëse, duke thënë se është dyfishuar puna i tokave bujqësore krahasuar me 7 vite më parë, si dhe është shumëfishuar kapaciteti i serave dhe eksportit. Rama shton më tej se: “7 vite më parë kishim raportin import-eksport 1 me 7, ne eksportimin 1 dhe importonim 7”, ndërsa sot importojmë vetëm 3 dhe eksportojmë 1.

Top News- Berisha zbulon rrogën si President: Merrja 16 euro
24/01 20:29
Top News- ‘Jahtet po përfitojnë nga Shqipëria’, Berisha: Ju tregoj si po dëmtohen shqiptarët
24/01 20:28
Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01 19:35
Top News- Berisha nuk do paraqitet në SPAK/ Prokuroria i pranon kërkesën, takime zyrtare në Gjermani
24/01 19:06
Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01 18:26
Top News – Ambasadori i ri italian. Zyrtarizohet i besuari i Giorgia Melonit në Tiranë
24/01 17:54
Top Channel/ Lëvizja e fundit! Rrezikohet pakti PS-PD, Berisha zbulon qëndrimin
24/01 15:11
Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA