Prokuroria: Dënoni Salianjin/ Dosja Babale, dënim si Tahiri, kërkohet shërbim prove
10/12/2019 19:44

Ervin Salianji e priti i buzëqeshur pretencën e Prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e tij për kallëzim të rremë bashkë me 3 të pandehurit e tjerë të dosjes Babalja . Prokuroria kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun të njohur si Babalja. 3 vite burg u kërkuan edhe për Fredi Alizotin, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit burg, dënim i cili konvertohet në 200 orë shërbim prove punë publike. Organi i akuzës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish deputetin Ervin Salinanji, dënim i cili parashikohet të përkthehet në shërbim prove. Prokurorët duke iu referuar akt ekspertimit dolën në përfundimin se regjistrimet e audiopërgjimit të pretenduar, nuk janë origjinale dhe inskenim i 4 të pandehurve. Në fund të procesit Ervin Salianji akuzoi Prokurorinë si zëdhënëse të Kryeministrit ,ndërsa kërkoi arrestimin e prokurorëve të dosjes “Babale”. “Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri. Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike. Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit”, tha Salianji. Dy prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, u shenjestruan edhe nga kryetari demokrat i cili i akuzoi për zbatim të planit të Edi Ramës.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA