Pallatet e reja, 10 vite sigurim/ Pagesa 0,1% e vlerës duhet bërë nga ndërtuesit
26/10/2019 15:10

Ndërtuesit nuk do të lejohen më të shesin asnjë apartament për qytetarët pa e siguruar më parë për dhjetë vjet tek kompanitë e sigurimeve. Top Channel zbardh vendimin e qeverisë që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave të reja që ndërtohen nga këtej e tutje. Sipas vendimit, në momentin e shitjes së apartamentetit ndërtuesi, zhvilluesi ose investitori i dorëzon blerësit bashkë me pronësinë e ndërtesës edhe kontratën 10 vjeccare të sigurimit, në të kundërt transaksioni nuk kryhet nga zyrat e noterëve. Por çfarë kosto do të ketë kjo masë për qytetarët. Sipas vendimit të qeverisë, tarifa vjetore e sigurimit nuk duhet të jetë më e ulët se sa 0.1 për qind e vlerës së apartementit ose ndërtesës. Kjo do të thotë se një banesë me vlerë 100 mijë euro do të ketë një kosto sigurimi 1 mijë euro për gjithë periudhën dhjetëvjecare ose 100 euro në vit. Ndërsa për një apartament me vlerë 50 mijë euro, kostoja e sigurimit do të jetë 50 euro në vit ose 500 euro për 10 vjet. Edhe pse sigurimi i pronës do të bëhet nga ndërtuesi, kostoja do të bjerë mbi qytetarët që blejnë apartamente, pasi ajo do të transferohet në cmimin e blerjes. Rrjedhimit vetëm si pasojë e kësaj mase ccmimi i apartamenteve pritet të rritet me 1 për qind. Vendimi i qeverisë për sigurimin e ndërtesave të reja vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një muaj më parë. Por sigurimi i detyrueshëm i baneesave është një projekt I hershëm i iniciuar nga Autoriteti i mbikqyrjes financiare dhe i lobuar fort nga kompanitë e sigurimeve, që me këtë masë pritet të kenë edhe më shumë të ardhura.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA