Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Kushtrim Palushi, avokati i kryeministrit të Shqipërisë
16/01/2020 20:01

Top Channel ka siguruar një pjesë të padisë, 30 faqe, në të cilën kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj përveç akuzës për shpifje mbi “Idenë e shkëmbimit të territoreve”, akuzohet edhe për deklarimet se homologu i tij shqiptar, Edi Rama këtë po e bën për përfitime personale. Në padi përmendet emisioni 360 shkallë ku specifikisht thuhet: “Haradinaj ka akuzuar në mënyrë specifike paditësin (Ramën) se është angazhuar në projektimin dhe i ka dhënë mbështetje “Idesë së korrigjimit të kufijve” në shkëmbim të një interesi financiar” pra korruptiv që sipas të paditurit (Haradinaj) personifikohet në të ardhura të nga një pjese të minierës së Trepçës që gjendet në veriun e Republikës së Kosovës”. Kjo pjesë ka një vlerë prej “10 miliard euro” dhe sipas të paditurit (Haradinaj) këto para do të “Ndahen në mes Presidentit Thaçi, Kryeministrit Rama dhe Presidentit serbe Aleksandër Vucic”, shkruhet në padinë e Ramës. Me këtë Rama përmes padisë pretendon se “bëhet fjalë për akuza të karakterit nga më të rëndë penal drejtuar paditësit për “tradhëti” e pikërisht “të interesave madhorë mbarë kombëtare” për shkaqe nga më flagrantet e banale si “përfitimi personal material- si dhe nga mënyrë se si janë thënë, të lënë të kuptosh që flitet për një ngjarje konkrete, të vërteta e të provuara si të tilla, duke mos lënë asnjë mundësi për publikun që të mendojë të kundërtën dhe të bëjë vlerësimin e tij”, thuhet në padi. Ehat Miftari nga Betimi për Drejtësi, të cilët informuan publikun për padinë, thotë se kryeministri ka imunitet në ushtrimin e funksionit, por ky imunitet përfundon në momentin kur ofendon ose përhap gjuhë fyese ndaj një personi tjetër. Padinë e Ramës, profesori Rrahman Paçarizi e sheh rrjedhojë e qëndrimeve personale të të dy kryeministrave. Por, sipas tij kjo nuk do të ndikoj në raportet mes dy vendeve. Bazuar në afatet ligjore, Gjykata Themelohet duhet brenda 30 ditësh ta caktoj lëndën tek gjyqtari, por bazuar në praktikat e deri tanishme, lënda mund të trajtohet mas disa vitesh. Top Channel ka kontaktuar avokatin e autorizuar të kryeministrit Rama, Kushtrim Palushi por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve. Ndërkaq, zyra e kryeministrit Haradinaj nuk ka treguar nëse kanë angazhuar avokat.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA