vaj në kanavacë, 180x140 cm, viti 1997, cmimi fillestar 8000 euro. Skënder Kamberi është një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës në prag të luftës së dytë botërore (1939). Artisti pasi kryeu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve, Tiranë në degën e pikturës, filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljenë e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Pasi realizoi tablotë e para kompozicionale me temë nga lufta nac.–çl. dhe ngjarjet historike, Skënder Kamberi u evidentua në vitet ’70 - ‘80 të shekullit XX-të si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare edhe brenda rregullave të rrepta të realizmit socialist