OEA: Bizneset në Kosovë kërkojnë trajtim emergjent të korrupsionit
09/12/2019 19:54

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë publikimit të studimit me titull “Perceptimi i korrupsionit sipas bizneseve”, që përfshinë anketat me 256 biznese nga sektorë të ndryshëm. Hajra sqaron se studimi ka nxjerrë në pah se 42 për qind e të anketuarve besojnë se korrupsioni është rritur, megjithatë ai mbetet një fenomen i paraportuar. Mbi 83 përqind e të anketuarve ndërkohë thonë se korrupsioni po i pengon ata në investime direkte. “Të gjitha bizneset që kanë hasur në korrupsion, vetëm 22 përqind prej tyre e kanë raportuar atë. 40 përqind të bizneseve që e kanë raportuar korrupsionin e kanë bërë atë në institucionin ku ka ndodhur korrupsioni, 46 përqind në Polici apo Prokurori, shtatë për qind në Agjencionin Kundër Korrupsionit dhe shtatë për qind në media”, shprehet Hajra. Për drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, rezultatet e këtij studimi duhet të shihen me shqetësim dhe në Kosovë, shkalla reale e korrupsionit, është e lartë. “Ajo çfarë mbetet shqetësuese edhe nëse e krahasojmë me studimin e vitit të kaluar edhe këtë vit, është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real, nuk po flasim vetëm për përceptimin megjithëse duhet potencuar që boshllëku ndërmjet korrupsionit të përceptuar edhe korrupsionit real, megjithatë është i madh”, ka thënë Zeka. Raporti u publikua në fillim të shënimit të javës kundër korrupsionit në Kosovë e cila vazhdon të përballet me kritika për shkallën e lartë të kësaj dukurie dhe mangësinë e luftën kundër saj, posaçërisht në rastet e nivelit të lartë.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA