Në studion e mjeshtrit të madh/ Kërkohet të kthehet në një muze, studio ku punonte Arben Bajo
09/03/2021 15:33

Skulptori, pedagogu dhe artisti Arben Bajo u vlerësua titullin Mjeshtri i Madh, tetë muaj pasi u nda nga jeta. Studio e tij ishte plot me vepra, sepse ai punonte shumë. Ajo ka mbetur e njëllojtë. Skulptura ishte ligjërata dhe krijimi I tij. Të gjithë do të donin që Bajo të ishte mes tyre, dhe këtë titull të merituar ta merrte në jetë. “Me Benin ndanim një pjesë të madhe të kohës. Si në shkollë ashtu dhe në studion e tij. Sot na mungon shumë , se pavarësisht se u bënë shtatë muaj, ai na mungon gjithmonë e më tepër. Vlerësimi nga instancat e larta shtetërore ishte një çmim i cili mungoi gjatë kohës që ai Ishte gjallë, por në këtë moment ishte gati një vlerësim I gjithë krijimtarisë së tij. Është vetëm hapi I parë drejt një riprezantimi të figurës së Bajos. Ne miqve dhe kolegëve të tij na mbetet të marrim në dorë krijimtarinë e tij dhe ta shërbejmë për publikun”, tha Ermir Hoxha. Miqtë kujtojë bisedën e fundit me të. Ai ishte përgatitur për një ekspozitë, por pandemia I ndryshoi planet e tij. Krijimtaria e tij është ende e pa eksploruar tërësisht. Ndërsa propozohet që studio e tij të kthehet muze. Çfarë bëhet sot me krijimtarinë e tij. Mendohet në krijimin e një muzeu në të ardhmen? “Familja është treguar e kujdesshme për ta ruajtur studion sic e kishte. Ishte një skulptor I përmasave të jashtëzakonshme.Ka një studio plot me vepra dhe familja e ka ruajtur ashtu si ishte. Ajo është gati për t’u kthyer në një hapësirë muzeale. Kështu që për të gjithë instancat shtetërore, si ato qëndrore apo lokale, kjo është një ftesë për ta marë përsipër një sipërmarrje të tillë, sepse kërkon si aspektin ligjor dhe atë ekonomik”, tha ai. Ekspozita e mbetur pezull, do të realizohet pas pandemisë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Top Channel/ Filmi për holokaustin, përkujtohet në Tiranë çlirimi i kampit nazist
23/01 19:49
Top Channel/ Masakra e Poklekut në një libër/ U promovua “Shtëpia me gjak në mure” i Afrim Hysenaj
19/01 12:29
Shumë krenari dhe mesazhe të vyera në Javën Kulturore Kombëtare – Javët Kulturore Ndërkombëtare
17/01 20:30
Ditët krenare të Kulturës Kombëtare Kosovë-Shqipëri – Javët Kulturore Ndërkombëtare
16/01 20:30
Top Channel/ Art me vilën e Enver Hoxhës! Rama: Ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16/01 19:55
Top News – Hapet rezidenca e ish diktatorit, Enver Hoxha. Vila 31 shndërrohet në ambient kulturor
16/01 16:23
Top Channel/ “Ëndërr në Papafingo”! Komedia e zezë në skenën e teatrit “Skampa”
15/01 15:33
Top Channel/ “Shteti, autor krimesh”/ Libri i Imer Merlikës, pinjoll i ish-kryeministrit Merlika
14/01 12:36
Top Channel/ Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, ekspozuar në…
14/01 12:34
Top Channel/ “Janari në festën e filmit shqiptar”/ Rikthehet në Gjirokastër eventi kinematografik
12/01 12:30
Top Channel/ Pikturat e Krist Dimos! Ekspozita në COD në Kryeministri
11/01 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e letërsisë, jepen vlerësimet për autorët shqiptarë më të mirë
10/01 15:33
Për herë të parë në Shqipëri, Java e Kulturës Meksikane – Javët Kulturore Ndërkombëtare
09/01 20:30
Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01 19:59
Top Channel/ Matematikani i dashuruar me gjuhën shqipe bën gati fjalorin e dytë këshillimor
03/01 12:27
Top Channel/ Ikonat në Lazarat! Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar
02/01 15:34
Top Channel/ “Betlehemi i gjallë” Atmosferë unike në Hajmel të Shkodrës
02/01 12:30
Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12 19:58
Top Channel/ Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 15:15
Top Channel/ Parashqevi Simaku merr suprizën e paimagjinueshme, nga gëzimi ia merr këngës dhe valles
28/12 13:03
DIGITALB DIGITALB - OFERTA