Në 2020 ekonomia do përshpejtojë/ Investime nga buxheti por edhe programi i rindërtimit
24/12/2019 15:17

Përshpejtimi i rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, por edhe gjallërimi i kredisë kanë rritur optimizmin e qeverisë për ekonominë. Ministrja e financave, Anila Denaj deklaroi se vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të rikthehet sërish mbi nivelin katër për qind duke listuar edhe arsyet që sipas saj mbështesin këtë pritshmëri. Denaj deklaroi se një tjetër stimul për ekonominë gjatë vitit të ardhshëm vjen nga buxheti i shtetit, i cili mban një ritëm të lartë investimesh publike në një kohë që ruan disiplinën fiskale. Veç investimeve buxheti pritet të injektojë edhe rreth 200 milionë dollarë të tjera në ekonomi përmes programit të rindërtimit. Dy zëvendësministrat e financave shpjeguan se nga këto para nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët, por edhe bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti. Në tremujorin e tretë të këtij viti rritja ekonomike u përshpejtua në 3.81 për qind nga 2.4 për qind që ishte mesatarja e 6 mujorit të parë. Sipas qeverisë kjo tendencë pozitive pritet të forcohet edhe më tej gjatë vitit të ardhshëm.

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA