Ndërtimi i parkut fotovoltaik të Spitallës, fiton kompania franceze “Voltalia”
25/03/2021 13:10

Ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës është finalizuar ditën e sotme, ku kompania franceze “Voltalia” është shpallur fituese. Është një park me kapacitet prej 100 megavatësh i cili do të ngrihet në një sipërfaqe prej 120 hektarësh. Ky është një hap tjetër drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, pas parkut fotovoltaik të Karavastasë. “Pasi u mbyll propozimi në datën 1 shkurt, ne patëm gjithë mundësinë që të shikonim me detaje ofertat e ardhura nga 5 kompani të mëdha. Kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri. Siç kemi rënë dakord prej kohësh, do të zhvillojmë ankande hibride që do të bazohen në dy pjesë atë të energjisë diellore dhe atë të energjisë së erës, eolike. Ky park është i dizenjuar për të prodhuar 100 mgv energji. 70 do të blihen nga operatori i shpërndarjes, një çmim i favorshëm duke përdorur bursën apo mënyra të tjera për të treguar këtë sasi. Sot kemi dy kompani të cilat e kanë kaluar fazën e vlerësimit teknik, ‘Voltalia’ kompania franceze dhe kompania kineze ‘Universe Energy’”, tha Balluku. Kompania kineze “Universe Energy” ofroi një tarifë financiare prej 46 euro për megavat, ndërsa kompania franceze “Voltalia” ofroi 29.89 euro për megavat. Kompania fituese u shpall “Voltalia” me çmimin 29.89, për 70 megavat që do të shiten me PPA. Drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, Matteo Colangeli “Kjo do të stabilizojë sektorin energjetik duke zbutur ndryshimet klimatike që lidhet me sasinë e reshjeve, është një hap i madh përpara që Shqipëria të bëhet një transportues i madh i energjisë së pastër në rajon. Gjersa kuadri ligjor nxitet nga Brukseli , energjia e pastër do të bëhet më e fuqishme, faleminderit për bashkëpunimin”, tha Colangeli.

Top Channel/ Spitali Onkologjik partneritet me Izraelin/ Rama: Stafi t’i lërë emocionet fëmijërore
24/01 12:19
Top Channel/ 250 mln euro për bujqësinë, kryeministri Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane
24/01 12:18
Top Channel/ Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn. Grupit…
24/01 12:14
Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë
24/01 12:10
Top Channel/ Akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje/Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në SPAK
24/01 12:04
Top Channel/ U qëllua me silenciator 200 m larg shtëpisë, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
24/01 11:50
Top News – 250 mln euro për bujqësinë. Projektligj për një bankë shqiptare për zhvillimin
24/01 11:35
Top News – GJKKO kthen SPAK për Dogjanin. Kërkon plotësim të dosjes për deklarimin e rremë
24/01 11:12
Top News – Apeli rrëzon Malltezin. Gjykata lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi
24/01 11:05
Top News – Ekzekutimi i 48 vjeçarit në Kamëz. Postieri dyshohet se u eliminua për hakmarrje
24/01 11:04
Top Channel/ GJKKO kthen dosjen e deputetit Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh
24/01 11:01
Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA