“Ndaje mendjen me kë je”/ Zgjedhorja, Rama i përgjigjet Hajdarit: Na kanë akuzuar se…
02/07/2020 16:09

Pasi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari iu drejtua Ramës për listat e hapura, duke i kërkuar që të tregojë nëse do të jetë pjesë e shumicës, apo pjesë e asaj pakice, që do e çoj drejt humbjes reagoi vetë kryeministri. Në nisje të fjalimit të tij, Rama deklaroi: “Jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që të shprehim respektin për nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë, me ju që jeni brenda, duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozitës dhe duke mos ju konsideruar ju që jeni brenda si mbetje e përkohshme në këtë parlament, por si deputetë legjitimë të këtij parlamenti dhe si opozita që sot ky parlament ka. Natyrisht që nuk do të ishte mbase e udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet me faktin thjesht se ne nuk i kemi votat, se për të miratuar kodin zgjedhor dihet që kërkohet një shumicë e cilësuar që ne nuk e kemi në kuvend, por e sjell këtu këtë fakt për të nënvizuar atë që ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes. Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak rrugën e aritmetikës sikundër për fat të keq edhe ju zonja Hajdari, edhe kolegu juaj Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar, duke blerë vota. Ndërkohë që padiskutim sot konsensusi nuk është dot produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshjeje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që në politikën shqiptare në këtë fazë janë tre palë, pavarësisht se ju Hajdari e keni firmosur marrëveshjen mbi të cilën është ngritur puna e detajuar për atë që është sot formalisht në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për t’u miratuar. Besoj që na takon si forca më e madhe politike, por edhe si një forcë që ka përgjëgjësinë të shohë përtej interesave të saj, të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus ku mbase çdo palë do duhet të pajtohet me faktin që nuk mund të marrë gjithçka. Dua t’jua kujtoj juve, se ata të tjerët nuk janë këtu, që edhe Partia Socialiste ka të drejtën të thotë diçka, kjo s’mund të jetë se jemi një pakicë e ndarë në dy pakica dhe vini dhe vetëm kërkoni, dhe vetëm i bini këmbës për të marrë sipas jush atë që i duhet popullit, ndërkohë që vullnetin e popullit në këtë vend e përfaqësojmë ne.”

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA