Moti i keq në porte/ Në Durrës kërkohet kujdes, në Vlorë peshkatarët nuk lejohet të lundrojnë
22/01/2021 15:21

Duke filluar nga mesnata e kaluar dhe deri në mesnatën e datës 23 janar, e gjithë zona bregdetare është përfshirë nga era me drejtim jug dhe shpejtësi deri në 30 milje/orë, si dhe lartësi dallge deri në 3 metra. Në det të hapur regjistrohet një dallgëzim prej 7 ballësh, ndërsa brenda gjirit të Durrësit ajo është 5 ballë. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimeve të anijeve të tonazhit të vogël, përfshirë dhe anijet e peshkimit, ndërsa tre tragetet e linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës kanë mbërritur në kohë. Nisur nga ky përkeqësim i kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur ka kërkuar që një ditë më parë bashkëpunimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Ndërkohë në Vlorë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike është pezulluar sot lundrimi i mjeteve të vogla të peshkimit. Forca e detit llogaritet 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë tij 6-7 ballë. Mësohet se lëvizja e trageteve nuk është pezulluar edhe në këtë port ashtu si në Durrës por është ndërruar orari i lundrimit të tragetit të linjës me Brindisin nga ora 21 në orën 15, pasi pritet përkeqësim i motit në orarin zyrtar të nisjes.

Top Channel/ Spitali Onkologjik partneritet me Izraelin/ Rama: Stafi t’i lërë emocionet fëmijërore
24/01 12:19
Top Channel/ 250 mln euro për bujqësinë, kryeministri Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane
24/01 12:18
Top Channel/ Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn. Grupit…
24/01 12:14
Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë
24/01 12:10
Top Channel/ Akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje/Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në SPAK
24/01 12:04
Top Channel/ U qëllua me silenciator 200 m larg shtëpisë, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
24/01 11:50
Top News – 250 mln euro për bujqësinë. Projektligj për një bankë shqiptare për zhvillimin
24/01 11:35
Top News – GJKKO kthen SPAK për Dogjanin. Kërkon plotësim të dosjes për deklarimin e rremë
24/01 11:12
Top News – Apeli rrëzon Malltezin. Gjykata lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi
24/01 11:05
Top News – Ekzekutimi i 48 vjeçarit në Kamëz. Postieri dyshohet se u eliminua për hakmarrje
24/01 11:04
Top Channel/ GJKKO kthen dosjen e deputetit Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh
24/01 11:01
Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA