Mosmarrëveshje mes dy vendeve, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi
04/01/2020 17:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic vendosi të anulonte vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve të miratuar në Podgoricë, për të cilin serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe. Ky ligj u bë shkas edhe për sulmin e ambasadës malazeze në Beograd. Vuçiç njoftoi se nuk do të shkojë në Podgoricë javën e ardhshme për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prania e tij do t`i rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit. “Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej”, ka thënë ai, duke shtuar se serbët e respektojnë pavarësinë e vendit fqinj. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar. Kreu i shtetit serb sakaq, i akuzoi zyrtarët malazezë dhe ata perëndimorë – ndonëse nuk tregoi haptazi se për kë bëhej fjalë – duke thënë se kishin nisur një “fushatë histerike gënjeshtrash”, që në momentin që ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Ky I fundit u shkëput nga Serbia në vitin 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorësh atje, deklarohen si serbë.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA