Mini-Shengeni, Rama: Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës
30/12/2019 19:48

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në këtë prag festash uron të gjithë qytetarët një vit të mbarë, me anë të një videomesazhi në “Facebook”. Tërmeti Kryeministri rikujton tërmetin e 26 nëntorit dhe uron që ky vit i ri të vij i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet shqiptare. “Të dashur bashkëqytetarë, po marr pak prej kohës suaj për të ndarë një reflektim. Momente të vështira na sprovuan durimin, në kohë rekord sistemuam të pastrehët. Shqiptarët u bënë bashkë, treguam se të bashkuar i bëjmë ballë të keqes. Jetuam ditë e netë sfilitëse, ia dolëm të mbijetojmë me dinjitet. Po njësoj do e përballojmë dhe procesin e rindërtimit;asnjë qeverie nuk i ka rënë kjo barrë. Duhet të shtyjmë me forcë përpara, çdo punë që s’duhet lënë për nesër. Shkollat, kopshtet duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Brenda 2020 do marri fund dosja e aplikimeve sa ‘një mal’ për të siguruar një dokument. Viti 2020 do të jetë vënia përpara e rrugës së ligjit. Viti 2020 duhet të fillojë si një histori e re për shqiptarët. 2020, viti i nisjes së investimeve të huaja serioze, vendase, me cilësi të parë”, thotë kryeministri. Projektet për vitin 2020 Rama shprehet se viti që do të do të ndiqet nga një varg projektesh madhore, si investime në infrastrukturë dhe energji, transformim në infrastrukturën universitare si dhe brenda 2021 do të arkëtohet buxhet nga pasuria nëntokësore. “Viti 2020, investime serioze në infra-strukturë dhe energji. Vargu i projekteve madhore për 2020 janë; Thumanë-Rrogozhinë. Vargu i projekteve madhore për 2020 janë; areoportii Vlorës,tuneli Llogorasë. Viti 2020, do nisë zbatimi i projektit për 2 parqe fotovoltaike. Transformimi i infrastrukturës universitare, do kenë marrë një pamje krejt tjetër. QS, Akademia e Sigurisë dhe Artet do jenë në 2022 po aq të bukura sa ‘Air Albania’. Brenda 2021 do arkëtojmë buxhet nga pasuria nëntokësore. Nuk kam bërë kurrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar”, tha kryeministri. Mini-Shengeni Ballkanik Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës riter goditi vendin, por nuk la pa përmendur Shengenin rajonal duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike. “Jam lënduar shumë nga miqtë e mi të Kosovës. Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës që e dua aq shumë. Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qendërimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon. Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendos 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”, shprehet kryeministri në fjalën e tij.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA