Ata ishin kudo, në punë, në gëzime e hidhërime, të rekrutuar në fshehtësi nga sigurimi I shtetit në periudhën komuniste. Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu në një moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e një shteti kriminel, mund të hidhte ndonjë fjalë kundër sistemit, pa e ditur nga kush e si gjendje i raportuar në strukturat e një sistemi diktatorial.Debati për pastrimin e politikës nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit u rikthye pas kësaj çështjeje . Kuvendi me votat e PS dhe PD zyrtare më 22 tetor të vitit 2022 hapi dosjet si dhe hoqi mburojën e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj ri-verifikimi i politikanëve për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Por a ekzistojnë apo janë zhdukur dosjet e rëndësishme të politikës? A do të bëhen ato publike? Kush ka frikë nga hapja e dosjeve?