Rreth dy javë më parë, reperi i njohur shqiptar Skerdi, njoftoi fansat se ai dhe bashkëshortja e tij, Vesa, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja kosovare, Vesa Ago, tregoi të vërtetën e marrëdhënies shumë të përfolur me Skerdin, emocionet e pritjes së ëmbël dhe planet për dasmën.