“Mbyllim dëmshpërblimet e tërmetit”/Veliaj: Që spekulantët të mos e përdorin fatkeqësinë për fushatë
01/10/2020 15:25

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një tur nëpër të gjitha njësitë administrative të Tiranës, për të ndjekur ecurinë e procesit të rindërtimit, por edhe për të inspektuar investimet e bashkisë në çdo zonë. Ai ishte sot në Njësinë 1, ku pasi u takua me punonjësit që merren me dosjet e dëmshpërblimeve të tërmetit për kategoritë DS1-DS2-DS3, vizitoi edhe familjen e Milanda Domit, e cila është dëmshpërblyer në masën 3.5 milion lekë për riparimin e apartamentit. Veliaj ishte edhe në familjen e gazetarit ikonë të lajmeve, Dhimitër Gjoka, familja e të cilit gjithashtu përfiton dëmshpërblim për riparimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. Kryebashkiaku siguroi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëme të kategorisë DS1-DS2-DS3 do të marrin pagesën e dëmshpërblimit, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është transparent. Ai i kërkoi opozitës që të mos bëjë politikë me fatkeqësinë prej tërmetit. “Siç kemi raste nevojtarësh, kemi edhe raste spekulantësh. Ne nuk do i hyjmë askujt në hak, por nëse dikush gënjen dhe thotë kam edhe dy shtëpi të tjera, atëherë kjo është skemë për të ndihmuar dikë që është në nevojë, jo për skena dasmash ku ti vetëm hedh lekë për çiftin. E dyta: Këto lekë merren nga taksat e qytetarëve. Kur shoh këta që bëjnë politikë, thonë: Ja, filani! Po mirë mo, ja ku e ka faturën, ja ku i ka marrë lekët, pse duhet të gënjesh e të bësh politikë me tërmetin e fatkeqësinë? Kemi pasur 5-6 raste në njësi të tjera ku, për dy minuta e verifikon nëse i ka tërhequr para apo jo. Qytetari e ka firmosur me dorën e tij, ka tërhequr paratë, por mos gënje sepse të tjerët që kanë paguar taksat thonë: Po mirë, unë po jap nga paratë e mia të të ndihmoj, mos e përdor politikisht!”, sqaroi Veliaj.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA