Linja Prishtinë-Beograd/ Lufthansa planifikon ta kthejë
20/01/2020 21:30

Grupi Lufthansa dhe kompania Eurowing, do të hapin një linjë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, me dokumentacionin që tashmë është nënshkruar në Berlin. Dokumentat janë nënshkruar edhe nga delegacioni i ministrisë së ekonomisë së Serbisë, e cila do të njoftojë unik dhe KFOR për qëllimet e saj për rikthimin e linjës ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës, por në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB dhe marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës. Në mënyrë që plani të konkretizohet do të duhet që në të ardhmen të arrihen marrëveshje teknike të përshtatshme me KFORin në lidhje me procedurat e zakonshme për operacionet e trafikut ajror. Por, që linja ajrore Prishtinë-Beograd të nisë të funksionojë, duhet që më parë qeveria e Prishtinës të heqë taksën 100 për qind mbi mallrat serbe si edhe të fillojë zbatimin e angazhimeve dhe të rikthehet në tryezën e dialogut-thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të ekonomisë. Pavarësisht nëse do të konkretizohet apo jo, linja Beograd-Prishtinë, reagimet kanë qenë të menjëhershme pas publikimit të lajmeve. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur njoftimin duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajon. KFOR vazhdon të jetë autoriteti që kontrollon hapësirën ajrore në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes duke thënë se ky hap shënon një tjetër përpjekje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Top News- ‘Kosova Fituese’ ndalet në Mitrovicë/ Haradinaj e Limaj akuza qeverisë Kurti për veriun
24/01 20:30
Top News- Kurti fushatë në Viti: Nuk udhëhiqemi nga lakmia për pushtet
24/01 20:07
Top News- Partitë përdorin shtetin për fushatë/ Kosovë, vëzhguesit identifikojnë mbi 20 shkelje
24/01 15:49
Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA