Liderët politikë dhe fetarë urojnë Krishtlindjet
24/12/2019 15:37

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, përcolli me rastin e Krishtlindjes urimet më të mira për besimtarët dhe popullin e Kosovës. Ai uroi që kjo festë të kthehet në burim shprese, jete dhe dashurie për gjithsecilin e t’iu mundësojë të gjithëve të kenë më shumë paqe, dashuri, mirëkuptim dhe pajtim. Imzot Gjergji foli edhe për eksponentët politikë për të cilët tha se nuk po arrijnë të bashkëpunojnë në të mirë të njerëzve e të vendit. “Mbi gjitha, është e çuditshme dhe e dhimbshme njëkohësisht që, gjithandej ku jetojnë shqiptarët, ndihet njëlloj mosbesimi kolektiv tek e ardhmja më e mirë. Dhe, vërehet qartë se si disa i frenojnë proceset që çojnë drejt këtij qëllimi. E, në anën tjetër, nuk mungojnë edhe ata që me kryeneçësi duan të na shpie të gjithëve te fati që kanë paracaktuar për ne”, është shprehur Imzot Dode Gjergji. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjithashtu i ka dërguar ipeshkvit Gjergji një telegram urimi, përmes të cilit i uronte të gjithë të krishterëve shëndet, mbarësi dhe lumturi. “Kërshëndellat janë një moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj gjithashtu përcolli urimin e tij të festave, dukë kërkuar që ato të sjellin paqe për të gjithë. “Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve. Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tone”, ka qenë mesazhi i tij.

Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA