Libri që nuk njeh Kosovën, harta e gabuar në tekstin e klasës së VIII
23/11/2019 20:21

Në librin e Qytetarisë së klasës së VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, një ribotim i 2019 i shtëpisë botuese Albas, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit ku Kosova nuk njihet si shtet i pavarur. Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët. “Nuk është vendosur Kosova?? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind. “Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Është e palejueshme të mohosh Kosovën”, thotë një tjetër. “Fëmija im s’ka vajtur ende në klasë të 8, por është skandal… por librat kanë budallalliqet e dynjasë”, shprehet një prind. “Unë jam dhe nga veriu, ngjitur me kosovën dhe e duam shumë. I bëj thirrje Ministrisë që Kosovën ta vendos në hartë veç nga Serbia”, shprehet një nxënës. “Një keqardhje e madhe që të mësojmë se Kosova është Serbi”, thotë një tjetër. Sipas historianit, profesor Petrit Nathanaili, në librin e Qytetarisë është përdorur një hartë e vjetër gjeografike si shkak i papërgjegjshmërisë. “Ata që e kanë bërë aty nuk kanë qenë të vëmëndshëm dhe për më tepër ata që kanë patur për detyrë për ta kontrolluar nuk kanë bërë detyrën sic duhet. Ajo është hartë e vjetër. Kosova është e pavarur dhe pavarësisht nga fakti sa shtete e njohin apo nuk e njohin, ajo figuron në çdo lloj harte gjeografike apo politike që bëhet aktualisht në Europë, kufijtë e Kosovës si shtet ekzistojnë”, thotë Nathanaili. Pasaktësi të tilla në librat shkollorë nuk duhet të ketë, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini, megjithatë, shkroi në një status në “Facebook” ajo, se ky është një gabim i paqëllimshëm. Ministrja shpjegoi se “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë, por grupi i punës nga autori deri te komisioni që ka miratuar botimin, nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA