Lagje e re në Rrëshen/ Do ndërtohet për të dëmtuarit nga tërmeti
05/03/2021 15:38

Harta e rindërtimit zgjerohet edhe me Rrëshenin ku parashikohet ndërtimi një lagje të re me 35 banesa individuale. Projekti përmban edhe ndërtimin e 6 pallateve ,me 68 apartamente që pritet të përfundojë në tetor 2021. Kryeministri Edi Rama tha paraditen e kësaj të pemteje se Rindërtimi, nuk ndalet dhe shprehu ambicien e qeverisë që në pranverën e vitit 2022 mos të ketë asnjë shenjë nga tërmeti. Për mua, procesi i rindërtimit është procesi i konfirmimit të ambicies sonë për Shqipërinë që Duam, është procesi i vërtetimit të vërtetësisë së fjalës sonë se ne nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm, është procesi i vënies në pah të një dallimi shumë të madh mes nesh dhe atyre që sot pretendojnë të rikthehen për të marrë një mandat të pestë pasi nuk kanë reflektuar mbi asgjë nga ato që kanë bërë, nuk kanë ndryshuar aspak nga ato që kanë qenë dhe nuk kanë marrë mundimin as të ndryshojnë, të përfshijnë, të integrojnë ide të reja duke lënë pas disa nga të vjetrat. Ecjen përpara të këtij procesi kryeministri e lidhi me vullnetin e shqiptarëve në 25 Prill. A ka njeri që mendon se ky proces mund të shkojë përpara dhe të mbarojë me sukses duke ecur kështu me këtë ritëm e këtë cilësi në rrugën që jemi nisur nëse në 25 prill, filli i këtij procesi këputet? E nëse në 25 prill, fati i këtij vendi bie në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimet që kanë bërë? Nëse i lidhim figurat me imazhet e kujtesës sonë historike, është shumë e lehtë të ndërtojmë një ekran ku figurat e tyre të bashkëngjiten në harmoni me pamje shkatërrimesh, me momente dëshpërimesh sociale, me situata rrënimi të vazhdueshëm, ndërkohë që nëse pyesim veten se çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz për t’ju besuar finalizimin e këtij Programi Rindërtimi, për t’ju besuar ecurinë deri në fund me sukses të këtij procesi transformimi.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA