Kush e vrau Aleks Nikën? Zbardhet kërkesa e policisë për rihapjen e hetimeve nga Prokuroria
21/01/2021 15:18

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, i ka dërguar një letër kërkesë Prokurorisë së kryeqytetit për të rifilluar hetimet për çështjen e 21 janarit. Burime të Top Channel thonë se në letër kërkohet që të bëhet ri-ekspertim i predhës që u gjet në trupin e Aleks Nikës, i cili u dërgua në Turqi, por humbi jetën disa ditë më pas. Policia pretendon se 10 vite më pas, teknologjia do të mund të hedh dritë mbi këtë ngjarje. Po ashtu kërkohet që të merren në pyetje, të afërm dhe familjarë të viktimave, të personave të cilët mbetën të plagosur në atë protestë, po ashtu edhe të dëshmitarëve që ishin të pranishëm atë ditë. Në letrën që Top Channel disponon, thuhet se ri-ekspertimi i predhës që u gjet në trupin e Aleks Nikës, do ta bëj instituti i policisë shkencore, nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar. Po ashtu, ky institucion, thuhet në letër, të kërkojë me shkresë zyrtare, nëse ka laboratorë për ekzaminime kriminalistike në vendet e Bashkimit Evropian ose jashtë saj, në gjendje të ekzaminojë predhën. Njera prej pikave është që të bëhet riekspertim hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes, për vrasjes e Aleks Nikës, Hekuran Dedës. Ri-ekspertim i pamjeve filmime kërkohet edhe për plagosjen e Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bishës, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papas. Policia e Tiranës, kërkon që të merren në pyetje efektive dhe ish efektivë të gardës së së republikës, të cilët kanë qenë në shërbim në datën 21 janar të vitit 2011. Ky rihetim, kërkon që të bëhen edhe veprime të tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave sipas pikave mësipërm. Prokuroria e Tiranës, pas letër-kërkesës që i ka shkuar në tryezë, pritet të marr një vendim, për rifillimin ose jo të hetimeve. Kujtojmë se për katër viktimat e 21 janarit, u dënua ish komandanti i gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg si dhe gardisti Agim Llupo me tre vite.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA