Një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e John Fitzgerald Kennedy, vëllai i tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King u nënshkrua nga Donald Trump këtë të enjte. Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të Trump, të cilin e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.