Kryeministri Conte përfshihet në skandalin financiar të Vatikanit
28/10/2019 17:59

​E përditshmja financiare britanike “Financial Times” ka hedhur dyshimet e lidhjes së mundshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte me skandalin financiar që pak javë më parë përfshiu Vatikanin e që çoi në pushimin nga puna të 5 funksionarëve të lartë administratës Financiare të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë. Skandali financiar mbi të cilin po heton magjistratura Apostolike ka të bëj me përdorimin abuziv të fondeve të dhuruara nga besimtarët në mbështetje të misonit të Kishës. Finanacial Times shkruan se “një fond investimesh mbështetur nga Vatikani e që aktualisht po hetohet për korrupsion financiar, ishte baza e një grupi investitorësh që punësuan Giuseppe Conte me rolin e konsulentit ligjor vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër.” Conte ishte një akademik në Firenze, pak i njohur, kur në maj të 2018 u punësua për një konsulencë ligjore nga “Fiber 4.0”, një grup aksionistësh të përfshirë në një luftë financiare për të kontrolluar shoqërinë italiane të telekomunikacionit Retelit. Investitori kryesor i “Fiber 4.0″ ishte Athena Global Opportunities Fund me një fond prej 200 milionë dollarë financuar i gjithi nga Sekretaria e Selisë së Shenjtë e i administruar nga financieri italian Raffaele Mincione. Por aksionistët e shoqërisë Retelit preferuan të votojnë pro dy investitorëve të huaj duke lënë jashtë grupin e investitorëve italianë. Në konsulencën e tij ligjore avokati Conte shkruan se kjo votë mund të anullohet vetëm nëse qeveria italiane ushtron të ashtuquajturën normativë Golden Poëer” (fuqia e artë) e cila në bazë të ligjit të vitin 2012 aplikohet ga shteti italian ndaj kompanive private të konsideruar me rëndësi strategjike kombëtare. Pak ditë më vonë nga kjo konsulencë, avokati Giuseppe Conte zgjidhet kryeministër i Italisë e në mbledhen numër 2 të këshillit të ministrave merret vendimi i aplikimit të “Golden Power” ndaj shoqërisë italiane të telekomunicacionit Retelit të cilët aksionerët kishin vendosur t’ia shisnin kompanisë gjermane Shaleholder Value Managemnet e libianes Lybian Post telecomunication, e duke hedhur kështu poshtë vendimin e tyre. Me një notë zyrtare të shpërndarë gajtë natës duke u gdhirë data 28 tetori 2019, zyra e kryeministrisë italiane ka reaguar ndaj artikullit të Financial Times duke nënvizuar “se gjatë vendimit të marrë nga këshilli i ministrave më 7 qershor 2018, për ushtrimin e “Golden Poëer” ndaj Retelit, kryeministri Giuseppe Conte nuk ka qënë i pranishëm në këtë mbledhje pasi ishte i impenjuar në samitin e G7 në Kanada. Kryeministri Conte nuk ka asnjë raport, nuk e ka takuar e nuk e njeh zotin Raffaele Mincioni. Ishte puënsuar për të dhënë një konsulencë ligjore e nuk kishte dijeni se ky grup aksionistësh kishin si referencë një fond investimesh mbështetur nga Vatikani”, përfundon nota zyrtare e Kryeministrisë Italiane.

Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA