Kreditë që zhvasin shqiptarët/ “Top Story” denoncoi skemën mashtruese të institucioneve jobankare
02/12/2020 15:26

Në dokumentarin e radhës “Top Story” transmetoi të martën në mbrëmje një problematikë të madhe për qytetarët shqiptarë lidhur me kreditë dhe zhvatjen përmes tyre. Me prova, dëshmi dhe fakte, Top Story publikoi zinxhirin e një mashtrimi të madh, në të cilin janë përfshirë avokatë, ekonomistë, bankierë dhe përmbarues. Disa biznese para vitit 2008 morën kredi në vlera marramendëse. Këto para dihej që në momentin që u dhanë se nuk do të ktheheshin më. Biznesmenë të caktuar korruptuan anëtarët e bordeve të kredisë, të cilët mbyllën sytë gjatë shqyrtimit të dosjeve duke supozuar se bizneset e tyre kishin likuiditet që të rikthenin borxhin. Kjo ishte një skemë e komplikuar, e ndërtuar me shumë kujdes nga 2009 deri në 2015. Shifrat për të cilat po flasim janë shifra marramendëse. Pra, po flasim për kredi që kapin 30, 40, 50 milionë euro. Këto dolën shumë në pah në momentin që në raportet e Bankës së Shqipërisë mbi mbikëqyrjen e ekzekutimit të kredive u vu re që tashmë norma e riskut që supozohej që duhet të ishte ulur, ishte rritur. Përveç bankave në Shqipëri funksionojnë edhe institucionet financiare të mikro-kredisë. Sot numërohen rreth 32 institucione financiare jo banka të cilat janë të licensuara. Nëse i referohesh raportit vjetor të mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, shihet se gjysma e këtyre kompanive kapitalin e vete e ka me origjinë të huaj. Pra, nuk dihet se kush është financuesi i këtyre parave. Holandë, Ishujt Kajman, Francë, Austri, Arabi Saudite, Maqedoni, Hong Kong, Estoni, SHBA, Angli, Luksenurgu dhe Letonia janë shtete të cilat figurojnë si vend origjine për 16 kompani financiare jo banka. Shpeshherë administrator i këtyre kompanive është shqiptar. Ai mund të jetë një avokat i ri ose një ekonomist i ri, i cili përdoret, që ligji mos të mbërrijë te pronarët e vërtetë. Sipas një logjike të pastër financiare ne nuk mund të dimë se nga vijnë këto para. Pra, kush është burimi i tyre dhe a është i pastër? Kjo na lë të dyshojmë se ndoshta pronarët e vërtet të tyre janë biznesmenë dhe politikanë shqiptar që kanë kompani Offshore. Blerja e borxhit është në vetvete një aktivitet i ligjshëm. Problemi është çështja sociale. Institucionet financiare kanë të drejtë që t’ju japin kredi njerëzve që nuk kanë të ardhura të besueshme. Por pavarësisht kësaj duhet që të ketë një rregullim, që të mos kemi shpërthimin e një bombë financiare dhe sociale. Le të analizojmë të gjithë procesin që nga marrja e kredisë e deri në momentin e ekzekutimit të kolateralit, kur kredia nuk paguhet. Lidhja e kontratës është një moment shumë delikat dhe shumica e njerëzve e injorojnë. Në momentin e lidhjes së kontratës çdo bankë me debitorin e vetë ka të shkruara kushtet e bashkëpunimit. Pra, çfarë ndodh nëse ti nuk paguan një muaj këstin, çfarë ndodh kur ti ke tre muaj pa paguar këstin, apo si është norma e interesit, si është gjoba kur nuk paguhet kësti në afatin e duhur… Sipas legjislacionit në fuqi, kur kalojnë tre muaj që nuk ke paguar këstin e radhës, kredia fillon dhe shihet me lupë tjetër. Në fillim analizohen të gjithë faktorët se pse ky debitor nuk po shlyen kredinë e tij. Më pas vazhdon me hapin e dytë që është njoftimi për fillimin e procedurave për likuidimin e kredisë. Në fund është marrja e kolateralit. Këtu futen në lojë zyrat e përmbarimit si dhe institucionet financiare jo banka, të cilat me manovra të ndryshme kërkojnë që të rikuperojnë kredinë e keqe, që kanë blerë nga një bankë e nivelit të dytë. Duke qenë se shqiptarët nuk janë njohës të mirë të ligjit, madje firmosin dhe pa lexuar, bien viktima të tyre. Ata detyrohen që të paguajnë një haraç të lartë për kredinë e pashlyer. Shumë herë kanë humbur shtëpinë dhe çdo pasuri tjetër. Le të analizojmë disa raste konkrete se si njerëz të thjeshtë kanë rënë viktima të këtyre institucioneve.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA