Krahason Vucic-in me Milloshevicin/ Walker: Bota e di se masakra e Reçakut ka ndodhur!
14/01/2020 19:23

Mohimi i masakrës së Reçakut nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e riktheu në kohë ish-shefin e OSBE-së, William Walker, kur të njëjtën gjë e kishte dëgjuar nga goja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Në përvjetorin e 21-të të një prej masakrave më të mëdha në Kosovë, Walker tha se është rikthyer për të treguar se politika serbe është e vonuar. “Nuk jam këtu për të dëshmuar se Reçaku nuk ka qenë gënjeshtër. Bota e kupton se Reçaku ka ndodhur dhe se 40 e disa fshatarë nga një fshat i vogël e i pambrojtur janë masakruar, dhe ndaj tyre është ushtruar krim lufte nga trupat ushtarake serbe nën komandën e Sllobodan Milloshevicit. Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim kur presidenti Vuçiç më quan gënjeshtar, unë them se po dëgjoj fjalët e Sllobodan Milloshevicit edhe njëherë. Unë nuk jam i brengosur për të thënat e Vuçiçit për mua, por unë e shoh shqetësuese që është 20 vjet me vonesë duke mohuar çfarë ka ndodhur në realitetin e 15 janarit 1999”, ka thënë Walker, ish-shef i OSBE-së në Kosovë. Ndryshe nga vitet e tjera, në këtë përvjetor mori pjesë edhe një politikan nga Serbia. Kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç tha se realiteti nuk do të ndryshojë në Serbi derisa klasa politike aktuale është trashëgimi e sistemit të Millosheviçit. “Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë mënyra për të jetuar në paqe. Por, çfarë po e pengon zgjidhjen tani është se Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç janë trashëgimi e sistemit të Millosheviçit. Më duhet ta them një fjalë për atë që z. Walkerin e quajti “gënjeshtar”, që me këtë kanë bërë një krim tjetër. Të flasësh për këtë vepër të ndodhur 20 vjet më parë me një përçmim të tillë është sërish një krim tjetër. Dhe dua të dini që në Serbi ka njerëz, të cilët mendojnë njësojë si unë”, është shprehur Sanduloviç, kryetar i Republikanëve të Serbisë. Ndërsa kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti tha se Serbia më shumë se çdo herë tjetër po tenton ndryshimin e historisë. KTë gjitha këto u thanë në konferencën e realizuar nga republikanët nën iniciativën “Reçaku nuk është gënjeshtër”.

Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA