Kosovë/ Rritja ekonomike, 4.2 përqind në 2018
23/12/2019 19:07

Rritja ekonomike e Kosovës për 2019 është 4.2 për qind dhe në të njëjtin nivel, Banka Qendrore e Kosovës e parashikon rritjen edhe për vitin e ardhshëm. Guvernatori i Bankës qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se banka ka bërë gjithçka që mundet për të siguruar një sistem financiar stabël dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik. “Sa i përket sektorit bankar, edhe këtë vit karakterizohet me një rritje të kreditimit, përmirësim të qasjes në financa dhe rritje të lartë të qëndrueshmërisë financiare. Në fund të vitit 2019, kreditë arritën 2.98 miliardë euro ose me një rritje vjetore prej 10 për qind. Rritja vjetore ose burim kryesor i financimit për aktivitetin bankar konsiderohen të jenë depozitat të cilat shënojnë vlerën 3.75 miliardë euro ose me një rritje prej 16 për qind. Norma e interesit ka vazhduar të bien në 6.5 për qind që krahasuar me një vit më herët ka qenë 6.6”, shprehet Mehmeti. Ndërsa, norma mesatare e inflacionit vendor, sipas tij, shënon 2.8% e që është dukshëm më e lartë me atë të një viti më parë. Mehmeti tha se me zhvillime pozitive gjithashtu karakterizohet edhe Fondi Penional i Kosovës, vlera e aseteve të këtij fondi ka arritur 1.92 miliard euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8 për qind përkatësisht kthimi pozitiv në vlerë 138 milionë euro. Edhe sektori i sigurimeve këtë vit ka perforumuar me fitim pozitiv. “Është mirë që të interpretohet drejt çështja e këtyre tarifave për automjete luksoze, jo për automjete të transportit. Ajo çka jemi duke bërë ne tani, është se kjo rritje e tarifave i prek ata të cilët shkaktojnë dëme….”, ka thënë Mehmeti. Mehmeti ka folur edhe për revokimin e licencës për një institucion mikrofinanciar dhe një tjetër jo bankar, dhe tha se është vepruar në përputhje të plotë me ligjin.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA