Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naftës në Visokë, Mallakastër. Grupi i xhirimit udhëtoi në këtë vendburim, i dhënë me koncesion në 2009-ën dhe i finalizuar në 2012-ën. Punëtorët e firmës “United Terra Oil”, që më parë ka qenë “Trans Oil”, u ankuan se prej muajit tetor 2024 s’kishin marrë pagat. Pas interesimit të Fiksit edhe me zyrën e firmës në Tiranë, e cila veproi duke bërë pagesën e muajit tetor dhe nëntor. Dy pagat u hodhën para datës 31 dhjetor 2024, teksa sot jemi në datën 23 janar 2025 dhe punëtorët s’kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor 2024 dhe shpërblimin e festave të fundvitit.