Ndryshe nga herët e tjera hartimi i listave të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit do të jetë me formulë të re. Pas paktit të korrikut të vitit të shkuar mes palëve politike për listat, KQZ I dha fund dilemës se sa do të zgjidhen nga kryetarët dhe sa nga qytetarët. Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari, ndërkohë vetëm partie që arrijnë të marrin një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.