Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet: Faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve
19/01/2021 15:26

Janari në 19 ditë regjistroi mbi 80 aksidente rrugore ku humben jetën 13 qytetarë. Rasti më i fundit u regjistrua mesditën e kësaj të marte në Shkodër, një 68 vjeçar teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij u godit nga një automjet. Shkak kanë qenë disa faktorë, si parakalimet e gabuara, shpejtësia e lartë, përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe vështirësitë që krijohen në qarkullim gjatë sezonit të dimrit. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe thotë për Top Channel, se drejtuesit e automjeteve duhet të përgatiten për reshjet e shirave por edhe ngricave në rrugët e vendit. “Duhet të pajisen me gomat e dimrit, sepse kanalet e tyre shtojnë kontaktin me asfalti. Në zonat me ngricë dhe dëborë, patjetër duhet të përdoren zinxhirët”. Eksperti Sulçe, shton se përveç përgjegjshmërisë së shoferëve, punës së policisë rrugore, edhe entet pronare të rrugëve kanë përgjegjësi në rastet e aksidenteve. “ Ka rrugë që kanë probleme, kanë njollat e tyre të zeza dhe në këtë aspekt nuk janë marrë masat. Edhe enti pronar i rrugëve ka detyrat e veta, për të qartësuar sinjalistikën rrugore”. Për Artur Sulçen, edhe trafiku i padisiplinuar në vendin tonë, është shkak për aksidentet rrugore. “ I bën shoferët më agresiv, pasi nuk arrijnë dot në destinacionet e tyre, duke bërë manovra të cilat bien në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor”.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA