Humbja me dy tendera/ KESH shiti dhe bleu të njëjtën sasi energjie në pak ditë
30/12/2019 19:47

Brenda një periudhe 5 ditore, korporata elektro energjetike shqiptare ka blerë dhe shitur energji në tregun e parregulluar përmes tre transaksioneve të njëpasnjëshme. Fillimisht kesh shiti energji dy ditë rresht te tregtarët privatë. Sipas dokumentave zyrtarë në datën 23 dhe 24 dhjetor korporata shiti mbi 11 mijë e 500 megavat energji me një çmim mesatar prej rreth 20 euro për mega vat. Por katër ditë më vonë në datën 27 dhjetor, KESH ka blerë thuajse të njëjtën sasi energjie, por me çmim mesatar 36.03 euro për mega, gati dy herë më të shtrenjtë nga sa shiti. Si pasoja e këtyre transaksioneve, kompania publike ka arkëtuar 230 mijë euro dhe ka shpenzuar mbi 365 mijë euro. Pra, për të njëjtën sasi energjie, në vetëm 5 ditë korporata ka humbur mbi 135 mijë euro, duke u shitur tregtarëve privatë energji me çmim të lirë dhe duke blerë po nga këta tregtarë energji me çmim më të lartë. Top Channel ju drejtua zyrtarisht KESH duke e pyetur se pse shiti energji me çmim të lirë dhe e bleu gati dy herë më shtrenjtë në vetëm 5 ditë. Korporata u përgjigj se shitjet e energjisë në datat 23 dhe 24 dhjetor ishin të detyrueshme për shkak se hidrocentrali i Komanit ishte në pikën kritike dhe uji do të derdhej. Ndërsa blerja e bërë në datën 27 dhjetor ka për qëllim optimizim ekonomik të kaskadës. Optimizimi ekonomik është një koncept teknik i ligjit për energjinë dhe përbën arsyen e vetme kur kesh lejohet të blejë energji nga tregtarët privatë. Thelbi i optimizimit ekonomik është që KESH duhet të shesë energji me çmim të lartë dhe të blejë të njëjtën sasi energjie që ka shitur me çmim të ulët, duke fituar para. Në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Por KESH pretendon se energjinë e blerë me 36 euro në ditët e fundit të vitit do ta shesë me çmim më të lartë gjatë muajit të ardhshëm. Ky është një transaksion i mbështjellë nga paqartësi ligjore. Shitblerjet e energjisë për qëllime optimizimi zakonisht mbyllen brenda vitit duke ndjekur të njëjtën logjikë me bilancin e kompanive. Pra në fund të vitit korporata duhet që të ketë shitur dhe të ketë blerë të njëjtën sasi energjie për të gjithë vitin duke fituar nga ky proces të paktën 1 euro. Por në këtë rast ky rregull ka rënë, duke ngritur një pikëpyetje të madhe. Nëse sasitë e shitura dhe të blera nuk zerohen brenda vitit, cila është periudha kur bëhet bilanci nëse KESH ka fituar para nga shitblerja e energjisë siç e detyron ligji apo ka humbur, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore?

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA