Hipokrati – Shenjat klinike të një helmimi ushqimor – 4 Korrik 2020
04/07/2020 19:30

Stina e veres dhe temperaturat e larta qe e shoqerojne ate, shtojne rastet e helmimeve ushqimore. Kur nje pjesetar i familjes tuaj ankohet per te vjella ose heqje barku, te shoqeruara dhe me rritje të temperatures, mund te kete nje helmim ushqimor. Cilet jane shkaktaret e nje helmimi nga ushqimi dhe kur mund te dyshojme se jemi helmuar nga nje ushqim i caktuar? Bakteret! Bakteret jane te paevitueshem në çdo ushqim qe njerezit konsumojne çdo dite, por megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Shigela, enterokoku, stafilokoku, salmonella jane nder mikroorganizmat me te akuzuar per te shkaktuar nje helmim ushqimor,por gjithashtu te tille jane edhe parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet, te cilet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Keto mikroorganizma mund ta ndotin ushqimin ne cdo moment te perpunimit te tij. Cilat jane simptomat e nje helmimi nga ushqimi: Diarea - Të përzierat - Dhimbjet e stomakut - Të vjellat - Tharja - Ethet Tharja, ose mungesa e lengjeve si pasojë e helmimit nga ushqimi, shoqërohet edhe me: - Marramendje dhe humbje ekuilibri - Lodhje - Etje të tepërt Por duhet thene se keto simptoma varen nga organizmi i gjithesecilit prej nesh, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti. Grupet me te rrezikuar nga nje helmim ushqimor janë: - Te moshuarit Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm dhe ne kohe te shpejte ndaj organizmave infektues. - Foshnjat dhe të femijet e vegjel Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj ata janë më të prekshëm nga helmimi. - Njerëzit me sëmundje kronike Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët. - Gratë shtatzëna Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të vete fetusit. Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi? A- Pini Lëngje Uji është i domosdoshëm për të parandaluar tharjen nga mungesa e lengjeve.Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënka të vogla. B- Shmangni konsumin e ilaceve kundër diaresë Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur. Nese simptomat tuaja vazhdojne te qendrojne, ju duhet te kerkoni ndihme te specializuar mjekesore dhe pikerisht ne rastet kur: - E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë. - Diarea vazhdon për disa ditë. - Temperatura rritet mbi 38 gradë. - Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit. Si mund ta shmangni helmimin nga ushqimi? Se pari, lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet. Se dyti, ruani produktet ushqimore në vende të freskëta dhe Se fundmi, nje keshille: konsumoni ushqime të sapo përgatitura, pra te fresketa.

KUJDES! Ja ç’ju ndodh po neglizhuat problemet gjinekologjike, alarmon mjekja – Hipokrati
18/01 16:46
“Tangoja luhet dyshe”, përgjigja epike për sëmundjet seksualisht të transmetueshme -Hipokrati
18/01 16:45
Mjekimet BIO për shëndetin e femrës, nga boronica te çajrat, zbuloni cilat janë – Hipokrati
18/01 16:45
16 vite që kërkonin një fëmijë, historia e suksesit që vjen nga “Koço Gliozheni” – Hipokrati
18/01 16:45
Keni probleme me menstruacionet dhe shtatzaninë? Ja si ndikon stresi -Hipokrati
18/01 16:45
Hemoragji urinare? Kujdes mund të fshihet një kancer prostate – Hipokrati
18/01 16:45
Fëmija i parë me fertilizim In Vitro, mjekja rrëfen emocionet dhe procedurën – Hipokrati
18/01 16:45
INFERTILITETI/ Ja kontrollet që ju duhen sipas gjinekologes -Hipokrati
18/01 16:45
Problemet andrologjike, ja nga çfarë duhet të kemi kujdes – Hipokrati
18/01 16:45
Virusi HMPV i Kinës, ja kur rrezikojmë seriozisht – Hipokrati
11/01 16:46
Rrëfehet Dashamir Gjergji, si e realizoi ëndrrën e fëmijërisë për t’u bërë mjek – Hipokrati
11/01 16:45
Mjeku që studion ekonomi, njihuni me anën tjetër të mjekut Dashamir Gjergji – Hipokrati
11/01 16:45
Habit mjekja: Gripi është më i rëndë se virusi kinez – Hipokrati
11/01 16:45
Rastet e rënda me virusin kinez, si ndikon në trupin tonë – Hipokrati
11/01 16:45
Si e dallojme gripin nga virusi kinez? Dëgjoni përgjigjen e doktoreshës – Hipokrati
11/01 16:45
“Ëngjëlli që shpëton njerëzit”, çfarë e shtyu Dashamir Gjergjin të bëhej mjek – Hipokrati
11/01 16:45
Kujdes prindër! Fëmijët mund të infektohen nga HMPV përmes lodrave – Hipokrati
11/01 16:45
Dedikimi i bukur për gruan: Fat që e kam mjeke, më ndihmon më shumë – Hipokrati
11/01 16:45
Nuk ka antiviralë për virusin kinez, mjekja tregon si ta kurojmë – Hipokrati
11/01 16:45
Problemet e zemrës, mjekët tregojnë nga çfarë duhet të keni kujdes – Hipokrati
04/01 16:46
DIGITALB DIGITALB - OFERTA