Hetim kush jeton në luks pa punë/ Ligjet e reja AntiKÇK, pezullim para vettingut për të korruptuarit në drejtësi
25/11/2019 19:58

Në momentin kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hapi dritën jeshile ngritjes së SPAK, kryeministri Edi Rama prezantoi detaje nga projekt ligjin special kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve të etiketuar prej tij si organizata kriminale e KÇK. Top-Channel e disponon një kopje të këtij draft ligji qëllimi të cilit është, parandalimi, përndjekja dhe gjurmimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale, përfshi përdorimin e influencës mbi politikanë, masmedia, administratë publike, autoritete gjyqësore apo aktivitete ekonomike korrupsioni përfshi kërkim për përfitime apo pushtet. Në nenin 5 të projektligjit parashikohen subjektet nën hetim përfshi rastet kur. “Ka dyshime se standardi i jetesës nuk është i justifikuar nga burime të ligjshme por nga të ardhura të veprimtarisë së krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit”. Ndërsa neni 6 parashikon që subjektet sipas nenit 5 që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë nuk mund tju lejohet hyrja dhe kthimi në vendbanim pa iu nënshtruar një verifikimi të hollësishëm nga policia e shtetit në pikën e kalimit të kufirit. Në pikën 3 të nenit 6 thuhet. “Policia e shtetit mund ti kërkojë institucioneve kopetente ndalimin e posedimit ose përdorimit pjesërisht ose plotësisht të pajisjeve të komunikimit, mjete transporti të blinduara ose të modifikuara për të rritur fuqinë e tyre e shmangur kontrollet e policisë si dhe programeve kompjuterike apo mjete të tjera që shërbejnë për kriptimin e bisedave dhe mesazheve”. Në projektligj neni 9 sjell një masë ekstreme që lidhet me përdorimin e pasaportave. “Policia e shtetit ndaj subjekteve të këtij ligji mund të urdhërojë tërheqjen e përkohshme të pasaportës dhe pezullimin e vlefshmërisë për çdo dokument tjetër ekuivalent. Tërheqja e përkohshme e pasaportës dhe pezullimi i vlefshmërisë për mërgimin e çdo dokumenti tjetër ekuivalent, i komunikohet menjëherë prokurorit të rrethit ku banon personi”. Një prej kolonave të projektligjit është hetimi pasuror. “Hetimet do të kenë objekt edhe bashkëshortin, fëmijët dhe bashkëjetuesin e 5 viteve të fundit, si dhe ndaj të gjithë personave juridikë me të cilët pasuria e subjekteve nën hetim ka lidhje drejtpërdrejtë apo të tërthortë”. Projektligji përmes nenit 17 I jep policisë akses pa limit tek kompanitë e telefonisë celulare. “Për identifikimin në kohë reale të subjektit /numrit të telefonit apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve si dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit”. Neni 22 parashikon hapat në konfiskimin e pasurive kriminale. “Gjykata vendos për konfiskimin e aseteve apo pasurive të cilat administrohen, posedohen ose janë pronësi të subjekteve të këtij ligji, të cilët nuk kanë mundur dot të provojnë para gjykatës origjinën e ligjshme me të cilën kanë krijuar ose fituar asetet apo pasuritë objekt gjykimi”. Në projektligj parashikohet se të ardhurat nga qiraja, shitja dhe likuidimi pasurive derdhen në fondin e drejtësisë. Ndërsa pasuritë e paluajtshme me një vlerë mbi 400.000 euro shiten sipas procedurave dhe të drejtën e parablerjes e kanë entitetet juridike me përbërje nga personeli i forcave të armatosura ose forcat e policisë. Zbatimin e kësaj iniciative ligjore do ta bëjë një strukturë e posaçme brenda Drejtorisë së përgjithshme të policisë e quajtur “Drejtoria kundër krimit të organizuar” me degë në 12 drejtoritë vendore në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA