Gazetari Marin Mema, njeriu i vitit/ Më i votuari bashkë me imamin Elvis Naçi dhe zjarrëfikësin Luan Kapaj
31/12/2019 19:40

Sondazhi traditë i Top Channel për njeriun e vitit nxorri si fitues me më shumë vota gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit. Lista pason me vendin e dytë Elvis Nacin, imamin që drejton fondacionin bamirës Firdeus dhe që ka arritur të mbledhë disa miliona euro për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara. Në vendin e tretë është renditur Luan Kapaj, zjarrfikësi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënojat e Pallatit 6 katësh. Në listën e propozuar nga Departamenti i Informacionit të Top Channel kanë qenë edhe Alvin Berisha, vogëlushi i mbetur i burgosur në kampin famëkeq të AL Howl në Siri pasi nëna e tij u vra. Arben Cara, zjarrfikësi që humbi 7 familjarë në Thumanë, teksa ishte në krye të detyrës duke shpëtuar jetë në ish hotelin Vila Palma në Durrës. Luljeta Bozo, profesoresha e inxhinierisë që i dha dritë e shpresë shqiptarëve. Arbër Hajdari, drejtues i Fundjave Ndryshe . Nga Kosova kemi zgjedhur fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin kreun e Vetëvendosjes. Po ashtu Serena Leka, shqiptarja që mori çmimin e parë në samitin botëror të inovacionit. Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi çmimin Grammy apo Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vizitoi Shqipërinë pas tërmetit dhe premtoi rindërtimin e dy shtëpive dhe një shkolle. Këto janë shifrat finale të votimit të publikut për Njeriun e Vitit: Një pjesë e mirë e propozimeve tona u përcaktuan sidomos pas ngjarjes më tragjike të vitit, tërmetit të 26 Nëntorit. Prandaj edhe shqiptarët e propozuar janë nga treva të ndryshme, ashtu sikurse solidariteti dhe ndihma ishte e madhe përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA