Fushata për shëndetësinë, pa faturë/Analiza e premtimeve të PS dhe të PD për sektorin e shëndetësisë
05/04/2021 15:38

Data e 25 prillit premton reforma në sistemin shëndetësor. Në programin politik te Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, shëndetësia zë një vend të rëndësishëm. Socialistet premtojnë autonimi spitalore, nga ana tjetër kjo parti kërkon një mandat të tretë për të vazhduar reformat e nisura. “ Nëse marrim PS të Shqipërisë, premton autonomi spitalore. Kjo është reforma e re që vjen nga kjo parti politike. Kjo duke e pilotuar fillimisht në spitalin e ri Fierit sipas modelit turk. Dhe nëse do të shikohet një efektshmëri e kësaj mënyre të funksionit të sistemit shëndetësor do të shtrihet më pas në spitalet e tjera. Ndërkohë sa u takon pikave programore të PS lidhur me investimet në spitalet rajonale, në spitalet universitare apo dhe në maternitete çon në linjë të drejtë me investimet e parashikuar për tu kryer në buxhet afatmesme. Kjo në linjë të drejtë me kërkesën e kryeministrit për të pasur një mandate të tretë. Kjo për vazhdimin e reformave. “ tha gazetarja Denisa Celami. Ndërkohe që PD premton rritjen e pagave të infermierëve dhe mjekëve, nga ana tjetër nuk premton më shumë para për sektorin e shëndetësisë. A do të thotë kjo që paga e mjekëve do të sjellë më pak investime në infrastrukturën shëndetësore? Kjo pikë mbetet e paqartë në programin e PD. “ Ndërkohe që PD, edhe pse ka një program më të detajuar, argumentuar ka pika që është e pa qartë për mënyrën se si ajo do t’i realizojë reformat që premton. Premtohet reformimi I sektorit farmaceutik. Duhet të kujtojmë që ndryshimi në ligjin e barnave që ka ndodhur në vitin 2015 që solli një liberalizim të tregut farmaceutik duke hequr që barnat që qarkullojnë në Shqipëri të kenë qarkulluar njëherë në BE. PD e ka kontestuar vazhdimisht edhe në komisionet e shëndetësisë të asajkohe në vitin 2015. Në këtë program që flitet për reformimin e sektorit farmaceutik nuk argumentohet nëse I referohet ndryshimeve të këtij ligji“, tha ajo. “ Premton rritjen e pagave të infermierëve dhe mjekëve. Është një premtim që ua çon pagat mjekëve edhe infermierëve konkuruese në vendet e rajonit. Me gjithë atë në kushtet kur kjo parti, si dhe partitë e tjera nuk premton rritje të financimit të sistemi shëndetësor. Këto premtime janë të pabesueshme“ , tha gazetarja. Sipas gazetares Denisa Celami, asnjë nga dy partitë kryesore reformat në shëndetësisë nuk i shoqërojnë më faturë financiare, se sa para do t’i kushtojnë ato buxhetit të shtetit.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA