Fshatrat e Fushë-Krujës nën ujë/ Në Murqin përmbytja e tretë brenda një muaji
26/01/2021 15:34

Prej dy ditësh fshati Murqin, në njësinë Administrative Bubq, Fushë Krujë, ndodhet nën pushtetin e ujit. Siç mund të shihet janë dhjetra hektarë tokë të përmbytura. Në lagjen që shihni pas meje, banorët nuk munden të lëvizi për shkak se uji ka arritur oborret e tyre. Kjo është hera e tretë brenda muajit janar që ky fshat përmbytet. Kjo është rruga e njërës prej lagjeve të këtij fshati, e cila në çdo reshje shiu, përmbytet dhe bëhet e pakalueshme. E vetmja formë për të kaluar është që të përdoren automjete të larta. Nikoll Paluka, tregon për Top Channel vështirësitë që ai has kur ka përmbytje në zonë. “Dal me zator nga shtëpia…uji ka ardhur deri afër oborreve të shtëpisë”, tha Paluka. Një tjetër banor i fshatit Murqin, thotë se krahas dëmtimeve që kanë pasur në kulturat bujqësore, rruga mbetet shqetësuese, pasi pjesën më të madhe të banorëve i ka izoluar. Kjo shtëpi që shihni në pamje, është braktisur nga pronarët e saj rreth tre vite më parë, për shkak të përmbytjeve. Niveli i ujit arrin deri në dritaret e shtëpisë. Tashmë ata, sipas informacioneve të banorëve të zonës, jetojnë me qera, në një tjetër lagje të fshatit. Ndërkaq, dëmet në toka janë të konsiderueshme dhe banorët ende kanë frikën e reshjeve të shiut në ditët në vijim.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA