150 familjet e fshatit Kamçisht në Berat prej kohësh vuajnë mungesën e rrugës. 1.2 km janë kthyer në makth për banorët të cilët merren me bujqësi dhe kultivimin e ullinjve. Rruga është kthyer në problem , pasi u ka prishur makinat plus edhe proshimin e tyre kryesisht ullinjtë nuk i çojnë dot në fabrikat e vajit. Fshati numeron diku tek 350 hekrat ullinj. problem kanë edhe me të sëmurët të cilët nuk i transportojnë dot për në spital. Bashkia Berat ka bërë disa ndërhyrje në rregullime në rrugë, por që nuk e kanë ndryshuar situatën. Një javë më pas Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Beratit ndërhyri për shtrimin e këtij segmenti rrugor.Banorët e këtij fshati dërguan në Fiks Fare pamje të fillimit të punës për shtrimin e rrugë së tyre.