Foshnjat lindin për të mësuar, pediatrja e njohur: Deri në 2 vjeç është kulmi i elasticitetit të trurit
23/11/2019 20:13

Kohë më parë u bë virale videoja e një fëmije nga Florida. 2-vjeçari Aleksandër Simos, u zemërua shumë me mamanë e tij, ajo u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogëlushin. Edhe pse nuk i shqipton mirë fjalët, 2 vjeçari duket i revoltuar për këtë padrejtësi, që mamaja puthi vëllanë e tij dhe atë jo. Foshnjat kur lindin janë gati për të mësuar. Kur fëmija mbush 2 vjeç ai nuk konsiderohet më bebe. Për fëmijën dyvjeçar, bota ka kuptim, vetëm nëse ai e prek, e shijon atë. “Sidomos për periudhën 0-2 vjeç, kur është kulmi I elasticitetit të trurit, kur me fëmijën mund të bësh mrekullira, thonë shkencëtarët, mund të shmangësh deri sëmundje të rënda. Në këtë periudhë e kalojmë më gjumë dhe a hëngri a s’hëngri. Dy vitet e para digjen, të paktën të mos djegim këto të tjerat. Ne jemi të diktuar nga e shkuara jonë, nga fëmijëria jonë. Sot në qendër të vëmendjes së gjithë shkencëtarëve është ekalsticiteti i trurit. Si t’ja zgjasim. Ca e kanë natyrale, ca nuk e kanë. Si t’ja bëjmë që edhe këta që nuk e kanë natyrale t’ju rritet cilësia e elasticitetit të trurit”, thotë pediatrja Lira Gjika. Pediatrja këshillon, që prindërit ta shikojnë veten si ‘një derë e hapur’ nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë. Mos u habitni nga pyetja e famshme ‘’Pse’’ e përdorur qindra herë gjatë ditës. Fëmija është thjesht e etur për të mësuar, edhe nëse e di përgjigjen argëtohet duke marrë të njëjtën përgjigje nga ju. “Nëse ne nuk i rregullojmë këto punë që tani, nëqoftëse nuk e marrim me seriozitet mirërritjen e fëmijës, t’i tregojmë që është ai protagonisti. Ne jemi aty modeli dhe nxitësi që ai t’ja dali, siç ja kemi dalë ne, ashtu do ja dali edhe ai. Ne duhet të rregullojmë veten. Aftësia e fëmijës që të njohë veten, për t’u bërë dikush kur të rritet është në dorë të të rriturit. Të ndihmosh një fëmijë të bëhet nesër një qytetar, jo një njeri problematik, jo një njeri që shan, jo një njeri impotent”, thotë Gjika.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA