Fiks Fare/ Rruga Qukës – Qafë Plloçë, gabimet e projektimit na kushtojnë 73.6 milionë USD
14/10/2020 20:30

Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha do të deklaronte se "ne rikthejmë rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera". Sipas tij, kjo rrugë shkurtonte në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën. Gjatë mandatit të tij të dytë 4-vjeçar, u shtruan vetëm 3 kilometra rrugë të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Por, edhe gjatë dy mandateve të Rilindjes, rruga ende nuk ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 40 kilometra i gjatë, projekti ka ndryshuar disa herë. Përgjatë 11 viteve, shtetarët kanë dhënë disa afate kur do të përfundojë. Në 2017, 2018, 2019 dhe aktualisht në 2020. Por, në terren, ka edhe shumë punime. Në tetor 2016, kryeministri Edi Rama tha se "ky është një nga projektet e Saliut me probleme të mëdha inxhinierike". Megjithatë, z.Rama nuk përmendi datën se kur do të përfundonte ky aks. Dy vite më vonë, në muajin janar 2018, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri shkuan në këtë segment rrugor dhe "premtuan" se "rruga përfundon në vitin 2019. Projekte me shumë probleme, në terren shumë të vështirë". "Fiks Fare" siguroi një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thuhet se "kostoja e përgjithshme e vlerësuar e projektit është 152 milionë USD". Por, ndryshimet e projekteve, kanë sjellë fryrjen e kostove në plot 73.6 milionë USD. Pra, më shumë se gjysma e vlerës së projektit fillestar. Në total, kjo rrugë do t'i kushtojë shqiptarëve plot 225.6 milionë USD!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Janar 2025
23/01 21:02
Monitorime/ Sula debat me Vangjelin duke grisur letra – Fiks Fare
23/01 21:00
Koncesionarët e naftës dalin me humbje?! Punëtorët lihen pa paga! – Fiks Fare
23/01 20:45
Me gjyq penal të humbur tek ne ikën nga politika. USA që bëri ligjet tona, e vë president – Fiks Fare
23/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Janar 2025
22/01 21:01
Monitorime/ Iva Tiço do t’u gjejë burrë shoqeve beqare – Fiks Fare
22/01 21:00
Rikthehet gjakmarrja/ Vrasja në Dragoç, fisi Hasaj i ngujuar. F.Mataj ” Brenda do rrinë” – Fiks Fare
22/01 20:45
14 vjet nga vrasjet e 21 Janarit, ende asnjë autor. A do zbardhët ndonjëherë? – Fiks Fare
22/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 21 Janar 2025
21/01 21:01
Monitorime/ Hila është dakord të bëhen kulla e jo mullar bari – Fiks Fare
21/01 21:00
“Më qëlloi 2 foshnjat në bark, autori i lirë”, 33-vjeçarja: Ngjarja brenda gjykatës! – Fiks Fare
21/01 20:45
Basha përshëndet Berishën nga Uashingtoni! Po Trump pse nuk ftoi doktorin? – Fiks Fare
21/01 20:30
Monitorime/ Ja rasti kur në market hyn si “Legen”e del si “Legen” – Fiks Fare
20/01 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Janar 2025
20/01 21:00
Denoncimi i babait “40 vjeçari më ngacmon seksualisht vajzën, s’kam besim te policia” – Fiks Fare
20/01 20:45
Kë do zgjidhnit sot për t’u martuar? Një mësues,një politikan,një gjyqtar apo një gazetar?-Fiks Fare
20/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Janar 2025
17/01 21:01
Monitorime/ Moderatori s’ka turp të shkoj për fasule te telefonuesja – Fiks Fare
17/01 21:00
Pacientët e Lushnjes dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh s’ka fasha të lira – Fiks Fare
17/01 20:45
Çfarë do të bënin shqiptarët me 100 milion lëkë? – Fiks Fare
17/01 20:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA