Sonte në emisionin Fiks Fare u trajtua rasti i një të sëmuri me probleme të shëndetit mendor nga fshati Xarrë i Konispolit, i cili është kërcënim për familjen dhe fshatin. Fiksi solli me zë dhe figurë sesi 41 vjeçari i sëmurë kërcënon me jetë të vëllain,duke i thënë se do e zhdukë atë pa lënë gjurmë. Gjëndja e padurueshme në familje dhe frika për jetën bëri që e ëma e të sëmurit t'i drjtohet emisionit Fiks Fare meqë shteti hesht dhe pse janë ankuar disa herë.