Fiksi shkoi te vendi ku ishte investuar. E gjithë zona është sistemuar, madje është bërë një rrugë e shtruar me kalldrëm. Te burimi janë bërë mure me gur. Por, ujërat termale, më kryesorët e llixhave, "janë zhdukur". Ngjitur me investimin është një tjetër burim me ujëra termale. Gazetarët shkojnë te ai vend, por çuditërisht, burimi kishte ujë! Fiks Fare ka mësuar se Bashkia e Dimalit po bën një tjetër studim, të cilin do e përkthejë më pas me një tjetër investim, që ujërat e burimit të pashtershëm t'i sjellë në vendin ku ka investuar. Pra, do të duhen të tjera miliona për ta bërë funksionalë investimin e parë 16 milionë lekë. Gabimet në studimet dhe projektime sollën që kjo bashki të investojë këtë shumë për "Shqipërinë turistike" dhe "turizmin shëndetësor". Por, që deri më tani, nuk është shfrytëzuar asnjëherë! Fiksi pyeti edhe në Bashkinë Dimal, por askush nuk pranoi të jepte intervistë, as kryetarja Juliana Memaj e cila para investimit "mburrej" në rrjete sociale dhe media. Madje, kjo bashki nuk denjoi të kthente përgjigje edhe pas kërkesës për informacion.