Laura Zyfi u ankua në emisionin Fiks Fare se është e pastrehë. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e fëmijës nga mosha 13-vjeç kur i vdiq e ëma deri në 18 vjeç, më vonë ka qëndruar nëpër shtëpitë e shoqe. "Po bëj 4 -vite nëpër shoqe , nuk kam ku qëndroj më, njëherë te njëra njëherë te tjetra, kanë familjet e tyre" thotë Laura. Por Laura kërkon strehë jo vetëm për veten, por dhe për dy 2 motrat të cilat jetojnë akoma në shtëpinë e fëmijës e ndërsa vëllai i tyre i vetëm është çoban në fshat.