Fiks Fare/ FSHZH: KKT s’ka dhënë leje. Firma: Shpejtuam për sezonin…
05/04/2021 20:30

Gazetarët kontaktuam me kryetarin e Bashkisë së Himarës, z.Jorgo Goro, duke i bërë prezent pikërisht problematikën e konstatuar. Ai nuk pranoi të jepte intervistë, ndërsa pohoi se projekti është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas tij, FSHZH duhet që të marrë lejet përkatëse. Pas kësaj përgjigje, Fiksi i dërgoi një shkresë zyrtare FSHZH-së, se a lejohet që firma të marrë rërën e detit për të ndërtuar këtë projekt. "FSHZH ka lidhur kontratë me firmën “Gjikuria” sh.p.k. Sqarojmë se aktualisht projekti është për miratim pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) dhe ende nuk kanë filluar punimet nga kjo firmë. Mbi veprimtaritë të parashtruara nga ana juaj, që po zhvillohen nga makineri (eskavatorë) bëjmë me dije se nuk janë pjesë e veprimtarisë dhe përgjegjësi e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përsa kohë supervizori nuk ka dhënë urdhrin për fillimin e punimeve e rrjedhimisht këto ndërhyrje nuk përfshijnë FSHZH" thuhet në këtë përgjigje. Pra, punimet që konstatoi Fiks Fare në Livadh janë pa lejen e organeve shtetërore. Sipas Fondit, ky projekt është i hartuar nga Bashkia Himarë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në rolin e Agjencisë Zbatuese. Gazetarët morën kontakt edhe me përfaqësues të firmës "Gjikuria", e cila ka fituar tenderin 5 milionë euro për rehabilitimin e plazheve në jug të Shqipërisë. Një punonjës i kësaj firme pohon se vetëm sa kanë hapur një kantier në zonë, për ti paraprirë pikërisht sezonit veror. Ai tha se do të behet një barrierë mbrojtëse, ndërsa tha se punimet do të fillojnë menjëherë sapo të jepen lejet përkatëse! Por, në terren, këto punime kanë filluar, madje duke marrë edhe inerte dhe rërë nga bregu i detit. Punonjësi tha se në projekt nuk parashikohet që këto inerte të merren nga deti, por nga një vend tjetër. "Nëse janë marrë, është gabim. Duhet të kthehen menjëherë në të njëjtin vend" thotë punonjësi.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Janar 2025
24/01 21:01
Monitorime/ Rakipi Shehajt: Ule zërin kur thua budallëqe – Fiks Fare
24/01 21:00
Fshati Kamçisht pa rrugë. Firma u tërhoq nga investimi, shkak terreni i vështirë – Fiks Fare
24/01 20:45
Kolkondasi i Fierit me linjë elektrike të ’70, pas interesimit të Fiksit shtrohet linja e re – Fiks Fare
24/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Janar 2025
23/01 21:02
Monitorime/ Sula debat me Vangjelin duke grisur letra – Fiks Fare
23/01 21:00
Koncesionarët e naftës dalin me humbje?! Punëtorët lihen pa paga! – Fiks Fare
23/01 20:45
Me gjyq penal të humbur tek ne ikën nga politika. USA që bëri ligjet tona, e vë president – Fiks Fare
23/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Janar 2025
22/01 21:01
Monitorime/ Iva Tiço do t’u gjejë burrë shoqeve beqare – Fiks Fare
22/01 21:00
Rikthehet gjakmarrja/ Vrasja në Dragoç, fisi Hasaj i ngujuar. F.Mataj ” Brenda do rrinë” – Fiks Fare
22/01 20:45
14 vjet nga vrasjet e 21 Janarit, ende asnjë autor. A do zbardhët ndonjëherë? – Fiks Fare
22/01 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 21 Janar 2025
21/01 21:01
Monitorime/ Hila është dakord të bëhen kulla e jo mullar bari – Fiks Fare
21/01 21:00
“Më qëlloi 2 foshnjat në bark, autori i lirë”, 33-vjeçarja: Ngjarja brenda gjykatës! – Fiks Fare
21/01 20:45
Basha përshëndet Berishën nga Uashingtoni! Po Trump pse nuk ftoi doktorin? – Fiks Fare
21/01 20:30
Monitorime/ Ja rasti kur në market hyn si “Legen”e del si “Legen” – Fiks Fare
20/01 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Janar 2025
20/01 21:00
Denoncimi i babait “40 vjeçari më ngacmon seksualisht vajzën, s’kam besim te policia” – Fiks Fare
20/01 20:45
Kë do zgjidhnit sot për t’u martuar? Një mësues,një politikan,një gjyqtar apo një gazetar?-Fiks Fare
20/01 20:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA