Emisioni Fiks Fare solli rastin e punonjësve të liruar nga burgu i Fierit të cilët duhet të marrin pagë kalimtare në këtë institucion dy vite pasi lirohen nga detyra. Por që prej dy muajsh ata nuk janë paguar. ndërkohë që është interesuar pranë financës së institucionit përcillet me përgjigjen se nuk ka lekë. Fiksi kontaktoi direkt me drejtorin e IEVP Fier i cili u premtoi gazetarëve të Fiksit se pagesa do të kryhej brenda 3 ditëve.