Fiksi solli pamjet e vendit ku fle edhe vëllai i Laurës, aty ku mbaronin ballat e barit dhe fuçitë me misër për bagëtinë fillonte dhe krevati i Mateos i cili kërkoi nga Fiksi vetëm një strehë ku të qëndronte me motrën. Ai thotë se babai e nxori nga shtëpia pasi u martua dhe lindi një fëmijë me njerkën, dhe kjo e fundit nuk e donte më në shtëpi. Kështu u detyrua të dali nga shtëpia 15 vjeç dhe për 5 vite po qëndron në atë punë. "Familja që më mban edhe më ushqen, më jep edhe 60 mijë lekë në muaj. Për të fjetur s'më mbajnë dot në shtëpi, sepse kanë djalin dhe vajzën e tyre" thotë Mateo.