Familja Hoxha nga Këlcyra me një dalë 24 vjeç tetraplegjik bën apel për ndihmë. Në kushte shumë të këqija ekonomike dhe me borxhe ata kërkojnë vetëm t'u ndërtohet çatia e shtëpisë, pasi çfarë bie jashtë hynë brenda. "Djali sa herë që ka reshje bën o maaa, o baaa iiiii" tregon z. Hoxha i cili edhe ky është i sëmurë nga këmba. Bashkia nga ana tjetër shpjegon se e kanë ndihmuar familjen me aq sa kanë pasur mundësi, por për rikonstruksionin e çatisë. Me mundësitë e bashkisë sot për sot rikostruksioni nuk është i mundur. Nënkryetari shpjegon se nëse do të ketë ndonjë investitor apo dashamirës për ta ndihmuar këtë familje, bashkia do të verë në dispozicion fuqinë puntore apo mjetet që duhen për rindërtimin e çatisë.