Moderatore: Oriela Kosho Të ftuar: Dr.Skënder Brataj - Drejtor i Q.K.U.M Hipokrati i kësaj jave diskutoi rreth urgjencave mjekësore gjatë verës. Ofrimi i një shërbimi të përshtatshëm i urgjencës mjekësore shpëton jetë. Efikasiteti i tij është gjithashtu një tregues i maturisë që arrin një sistem shëndetësor, në të gjithë botën e zhvilluar. Ndërhyrja e shpejtë në kushtet e një urgjence mjekësore bën te mundur uljen e vdekshmërisë, por edhe të shkallës së invaliditetit të pacientit.