Emigrantët pengohen të votojnë/ Kristaq Kume zbulon “kurthin” në draftin e Reformës Zgjedhore
27/06/2020 19:47

Por, ashtu sikurse thotë një fjalë popullore nga e thëna në të bërë na ndan një det i gjerë. Pengesa e parë e cila vështirëson votimin e emigrantëve në 2021 është mos identifikimi i vendbanimit të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. “Janë të paktë ata shtetas shqiptar që kanë regjistruar në regjistrimin e gjendjes civile vendbanimet e tyre. Nëse nuk e ke bërë këtë gjë, sipas draftit nuk mund të aplikosh dhe të votosh nga jashtë vendit. Nuk pamundëson votën e emigrantëve, por e vështirëson shumë”, tha Kume. Edhe nëse procesi shkon sipas skenarit më të mirë të mundshëm, sërish vota e emigrantëve nuk do të shkojë për zonën se ku banon ai, por vetëm për Tiranën. Hartuesit e Kodit të ri elektoral kanë parashikuar që zgjedhësit, të cilët kanë vendbanimin e përhershëm jashtë vendit, përfshihen në një zonë unike qendre votimi, pavarësisht nga numri i tyre. “Votat e emigrantëve do përllogariten për të ndarë krahas votat e të tjerëve për të ndarë këto 34 mandate, kaq. Votat e emigranteve nuk prodhojnë si të tillë mandat me vete. Nuk është përsosur kjo është që votat e emigrantëve të kenë një apo disa mandate në Kuvendin e Shqipërisë siç është një ndër zgjidhjet që është e aplikueshme në vendet e tjera. Natyrisht për të bërë këtë gjë do duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha ai. Por sa do të ndikojë përqëndrimi i votave të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit vetëm në një qark në ruajtjen e parimit të barazisë së votës? “ Për të tilla raste edhe në dokumente ndërkombëtare rekomandohet që në të tilla kushte duhet të merret vendimi çfarë peshe do kenë votat e emigrantëve kur ato konvertohen në mandate. Dhe si rregull barazia e votës së shqiptarit që ndodhet në territorin e vendit me atë jashtë nuk është e njëjtë. Kjo nuk është trajtuar”, tha ai. Mënyrën e administrimit dhe hartimit të akteve nënligjore për votën e diasporës do ta ketë KQZ-ja e re e cila do të ngrihet 30 ditë pas miratimit të saj në Kuvend.

Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
DIGITALB DIGITALB - OFERTA