Durrës/ Hetim për shkollën e shembur, u përurua në nisje të fushatës në vitin 2009
14/12/2019 19:43

Kjo është shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto”, e cila ka rreth 900 nxënës. Me një fond prej 90 milionë lekësh shkolla “Neim Babameto” u ndërtua nga e para në vitet 2007-2008. Këtu ishte shkolla Neim Babameto, në Durrës, e cila u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahas hetimit mbi 7 objektet e banimit ku humbën jetën 23 persona, një nga dosjet kryesore të hetimit do të jetë pikërisht edhe kjo shkollë. Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar dosjen e historikut të rindërtimit të kësaj shkolle. Burime të prokurorisë bëjnë me dije për Top Channel, se krahas hetimit për shpërdorim detyre, pritet që hetimi të zgjerohet më tej edhe për veprën penale të korrupsionit. Në dosjen hetimore tashmë janë faktet se cila ka qenë firma projektuese dhe ajo zbatuese e projektit të shkollës. Kush ka qenë inxhinieri zbatues dhe çfarë ka pasur në përmbajtje të tij plan projekti. Prokuroria e Durrësit, edhe në këtë shkollë, në prani të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, ka marrë mostra hekuri edhe betoni për të kuptuar cilësinë e ndërtimit të shkollës. E po ashtu, po hetohet edhe se sa ka qenë fondi limit për rindërtimin e shkollës tashmë të shembur. Në vitin 2008, pasi shkolla u rindërtua vihet në funksion të nxënësve, por drejtori i atëhershëm i shkollës, Mark Laska, nuk e mori në dorëzim. Kjo për shak të cilësisë së dobët të punimeve të kryera nga ish-shoqëria “Enrezo”, me pronar Enver Shalën. Një vit më pas, në prill të 2009-ës, kjo shkollë inagurohet nga ish-kryeministri Berisha, në nisje të fushatës elektorale.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA