Buxheti, fonde për 10 rrugë/ Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës
09/11/2019 19:41

Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në buxhetin e vitit 2020, investimet me fondet e brendshme në transportin rrugor janë parashikuar 9.8 miliardë lekë ose rreth 80 milionë euro. Por nga këto investime, 5.1 miliardë lekë ose 52 për qind do të vijnë nga koncesionarët privatë, ndërsa vetëm 48 për qind janë investime të prokuruara nga vetë qeveria. Sipas tabelave të buxhetit, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë investimet në 4 kontrata koncesionare si rruga e arbrit, ajo Milot-Morinë, Orikum-Dukat dhe Milot Balldrenë. Në total investimet koncesionare në këto projekte për vitin tjetër parashikohen 5.1 miliardë lekë, por pjesa dërrmuese e tyre gati 75 për qind do të investohen vetëm nga koncesionari që po ndërton rrugën e arbrit. Ndërsa për kontratat e tjera të koncesionit investimet pritet të jenë relativisht të ulëta, ndërkohë që për disa prej tyre është e paqartë nëse do të arrijnë të sigurojnë financimin nga bankat private. Vetë qeveria ka programuar të vazhdojë ndërtimin e 10 projekteve rrugore me fonde të brendshme gjatë vitit të ardhshëm, mes të cilave përfshihen rruga Kardhiq-Delvinë, ajo Fushë Krujë-Milot-Morinë dhe Unaza e Tiranës. Në total për këto projekte buxheti i vitit 2020 do të financojë 4.7 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës. Veç investimeve me fonde të brendshme buxheti parashikon dhe 6.6 miliardë lekë të tjera investime nga donatorët, të cilat do të financojnë baj pasin e Fierit, atë të Vlorës dhe segmentin Qukës-Qafë Plloc.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA